A do procedohet Sali Berisha dhe “peshqit e mëdhënj”? Kreu i SPAK i prerë: Ju garantoj që…

14 QERSHOR 2021

“…Kreu i SPAK: Lista është një proces që ndodh në SHBA. Ne kemi ligjet tona. Ajo që unë ju garantoj është se çfarë do materiali që do kemi në dispozicion, padyshim që do ta çojmë në ndjekje penale. Kjo vlen për këdo”.

Kreu i SPAK, Arben Kraja deklaroi në parlament se nëse strukturës që drejton do t’i vihen në dispozicion materiale apo prova për të shpallurit “non grata” nga SHBA do të nise menjëherë procedimi penal dhe hetimet.

Gjatë raportimit në Kuvend, kreu i SPAK iu përgjigj disa pyetjeve të deputetit Ralf Gjoni, ndërsa u shpreh do të vazhdojnë hetimet ndaj çdo personi në Shqipëri për të cilin ka prova.

Ralf Gjoni: A do ketë hetime, procedime dhe ndëshkime ndaj “peshqve” që ende bëjnë ligjin në ambientet politike?

Kreu i SPAK: Është një process, do kohen e saj. SPAK nuk vepron si një strukturë emergjente. Në veprojmë bazuar në prova, sepse ndyshe do ktheheshim në abuzues. Kemi disa të dhëna dhe shifra konkrete. Janë dënuar persona, por hetohen grupe kriminale. Janë sekuestruar pasuri. Jemi munduar të fokusohemi në prioritetet e shoqërisë. Bashkëpunojmë me policinë dhe ndërkombëtarët. Kur do ketë rezultate? Rezultate ka pasur. Pritshmëritë e njerëzve janë të mëdha dhe kjo padyshim e zbeh realizimin e pritshmërive. Do i shkojmë deri në fund çdo rasti.

Ralf Gjoni: Në Shqipëri, personat e shpallur “non grata” janë të paproceduar, përveç Llallës. Kjo është domethënëse. A do ketë procedim për ata që janë shpallur “non grata?

Kreu i SPAK: Lista është një proces që ndodh në SHBA. Ne kemi ligjet tona. Ajo që unë ju garantoj është se çfarë do materiali që do kemi në dispozicion, padyshim që do ta çojmë në ndjekje penale. Kjo vlen për këdo.

Gazeta SHQIP