Luigi Soreca

250 milionë euro ka dhënë BE për Shqipërinë për rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas pandemisë. Nuk dihet ku shkuan

Lexoni lajmin e dt. 19 mars cfare pohon Soreka.

BE premton euro nëse lufta zgjat, Soreca: Rritja e çmimeve për shkak të luftës, jo sanksioneve

Nga OraNews

19 Mars 2022

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca i bën thirrje qeverisë të kujdeset për shtresat në nevojë dhe biznesin e vogël për shkak të rritjes së çmimeve, të cilat sipas tij kanë ardhur si pasojë e luftës.

Ai siguroi gjithashtu se Shqipëria do të çelë negociatat në qershor.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca i është bashkuar thirrjes së shoqërisë civile që qeveria shqiptare të tregojë kujdes për shtresat në nevojë dhe biznesin e vogël.

Soreca: Jam plotësisht i vetëdijshëm për shqetësimin e Shqiptarëve për rritjen e çmimeve të shportës  dhe karburantit është shumë e rëndësishme të mbrohen familjet dhe bizneset e vogla.

Gjatë një vizite në Ersekë, ambasadori Soreca garantoi se Bashkimi Europian do të ndihmojë Shqipërinë në rast se situata e luftës dhe e inflacionit do të përshkallëzohet.

Soreca: BE do të vazhdojë të ndihmojë Shqipërinë ashtu si ka bërë gjatë tërmetit dhe pandemisë. 250 milionë euro ka dhënë BE për Shqipërinë për rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas pandemisë e nëse lufta do të vazhdojë, BE do ndihmojë sërish Shqipërinë”.

Ambasadori shtoi se kjo situatë nuk është krijuar për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë, por nga lufta në Ukrainë.

Soreca foli edhe integrimin evropian të Shqipërisë për të cilën u shpreh se është besimplotë që po largohet në prag të çeljes së negociatave, të cilat sipas tij do të ndodhin në qershor.