Mediat botërore zbarkojnë në Tiranë. – Protesta e studentëve i kalon kufijtë. –

Protesta madhështore e studentëve shqiptarë ka tërhequr vëmendjen e mediave më të mëdha botërore. Përveç shkrimeve të botuara në to, mediat kanë vendosur të sjellin ekipet e tyre në Tiranë për të ndjekur protestës.

Kështu agjencia Reuters, Associated Press dhe mediat e tjera kanë sjellë gazetarët e tyre në kryeqytetin shqiptar. Sipas burimeve në Tiranë ndodhen edhe perfaqësues nga agjencia ANSA edhe gazetat amerikane si New York Times dhe Washington Post.