“Nëse Skënderbeu do të jetonte më gjatë, Evropa do të ishte ndryshe”. –

Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut rikthen në Tiranë bashkë me koleksionin e saj, ndër më të veçantit, kur flasim për ato private, Patricia Nugee.

Britanikja që prej dekadash koleksionon çdo libër të shkruar në gjuhë të ndryshme për heroin tonë kombëtar i prezanton ato në Muzeun Historik Kombëtar.

Janë kopje të rralla, 12 prej të cilëve vijnë nga shekulli i XVI.

“Pjesën më të madhe të tyre i kam blerë në ankande, madje edhe nga shtëpia e famshme “Sotheby”. Ende sot me dhemb, një libër të cilin nuk mund ta blija, pasi një shtetas kanadez e morri atë”, thotë Patricia Nugee për Tv Klan.

Askush nuk ia rekomandoi Patricia Nugee, Skënderbeun.

Emrin e tij e ndeshi në enciklopedinë britanike.

Nga ajo kohë ajo filloi të gjurmonte gjithçka shkruhej për të.

I trajtoj këto libra me shumë respekt.

Nëse Skënderbeu do të kishte jetuar më gjatë, e gjithë Evropa sot do të ishte ndryshe.

Ndaluni pak dhe mendoni për këtë, është një e dhënë e rëndësishme”, thotë britanikja.

Përveç viteve, gjuhët në të cilat janë shkruar përbëjnë të rrallën te ky koleksion.

Për Patrician këta libra janë të shenjtë.

Ajo i ka çuar ata në disa kryeqytete të Evropës.

Këtë herë në Tiranë do të qëndrojnë për pak ditë, deri të premten.