11 raste të reja me koronavirus tek një tjetër burg në Tiranë

– 27/04/20 |

Duket se burgjet në vend nuk kanë respektuar masat kundër koronavirusit. Pas burgut “312”, raste me koronavirus janë zbuluar edhe në burgun “302” në Tiranë.

Pavarësisht se nuk janë konfirmuar ende nga Ministria e Shëndetësisë, burime nga Instituti i Shëndetit Publik, bëjne me dije se janë 11 raste të reja me koronavirus, në institucionin e vuajtjes së dënimt “302”.

Ka dyshime se virusi është përhapur pas seancës së dosjes “339”, që bën fjalë për vëllezërit Avdylaj dhe një sërë të arrestuarish të tjerë.

Gjatë kësaj seance është takuar një i dënuar i infektuar nga burgu “313”, me shokun e tij te burgu “302”.

Kjo seancë ka përhapur virusin edhe tek gardianët.

Gazeta Mapo