Edi Rama foli, por nuk kupton se çka ndodhur

21 Shkurt, 2019.

Edi Rama foli. Live afro 45 minuta. U rrëfye se ka gabuar, por nuk tha se po iki për të ofruar zgjidhje; edhe për të, edhe për PS, por natyrisht edhe për opozitën. Mbi të gjitha për vendin që, fatkeqsisht, po shkon me turravrap drejt përplasjes e destabilitetit.

Gjatë deklaratës live nga zyra e Kryeministrisë, ra në sy fakti se Edi Ramës i merrej fryma. Kemi parë që kjo gjë atij t’i ndodhë shpesh sa herë është në ditët e tij më të këqija, kur ka kriza apo skandale që cënojnë qeverisjen e tij.

Me dorëzimin e mandatëve të deputetit nga opozita, parlamenti ka mbaruar së funksionuari. Kriza politike është kthyer edhe institucionale. Pa opozitë nuk mund te ketë vend demokratik.

Rama tha se është i gatshëm për dialog, por mandati qeverisës nuk ndërpritet dhe se nuk ka zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Kanë interesa partiake që synojnë përçarjen e zgjedhjeve. Duhet të përpiqemi, të shohim sa më qartë dhe të reflektojmë sa më thellë, duke nisur nga vetja pastaj duke parë rreth e rrotull. Opozita ka konsumuar një akt të panjohur të vendeve me zgjedhje që nga demokracitë perëndimore deri tek regjimet hibride. Po e nis nga vetja, jam zgjedhur kryeminisitër i Shqipërisë 2 herë pas zgjedhjeve nën një qeveri të përbashkët me opozitën ju dhamë të gjitha portofolet që kërkoi”,- tha Rama.

Në vend që të ofronte zgjidhje, ai përdori sulmin ndaj PD dhe LSI. Pas kësaj konference shtypi të kreut të ekzekutivit duket fare mirë se përplasja civile po vjen furishëm.

Ai duhej të dilte më i qetë, më bashkësfidues duke kërkuar zgjidhjen e krizës, pasi ai mbetet vetë kriza, sipas opozitës. Një politikan serioz duhet të vendos interesat e vendit mbi ato të partisë së tij apo të karrikes personale.

U prit nga të gjithë se sonte ai do hapte udhë, dhe se e nesërmja do ishte e qetë duke u ulur për zgjidhjen e krizës. Por jo! Ai zgjodhi udhën e keqe të një viti të mbrapshtë 1996 e ku më pas ’97-ta ishte viti i zi. Nuk duhet kurrsesi të përplasemi, pavarësisht se ajo po vjen furishëm.

Gazeta Koha e Jone.