
Zjarret në Kryezi, Fushë Arrëz, në ndihmë për shuarjen e flakëve edhe forca zjarrfikëse të Pukës
21 Gusht 2025
Zjarret në bashkine e Fushë Arrëzit vijojnë të mbeten problematik. Krahas dy vatrave të zjarrit që vijojnë aktive prej 10 ditësh, pasditen e së enjtes një vatër zjarri është shfaqur në pyjet me pisha në afërsi të fshatiti kryezi duke rrezikuar qe të hyjë në fshat.
Situata në Kryezi u konsiderua serioze nga autoritetet lokale të cilat kërkuan ndërhyrjen nga ajri, gjë që nuk u bë e mundur.
Bashkia e Fushë- Arrëzit u detyrua të tërheq disa nga forcat e angazhuara në vatrat pranë fshatiti Xath duke i përqendruar në afërsi të fshatiti Kryezi, teksa në ndihmë të zjrrfikësve dhe punonjësve të shërbimit pyjor shkuan dhe banorë të fshatrave Kryezi dhe Orosh si dhe dhe një skuadër e shërbimit zjarrfikës të Pukës dhe disa autobot të ofruara nga kompani private.
Aktualisht intensiteti i flakëve ka rënë, por forcat e angazhuara vijojnë monitorimin me qëllim që zjarri të mos përhapet drejt fshatrave Kryezi e Orosh në njesine administrative Qafë Mali.
Gazeta: Shqiptarja.com