4 Nentor 2022

Një vatër zjarri është shfaqur në malin e Moravës gjatë pasdites së sotme.

Për izolimin e flakëve krahas shërbimit zjarrfikës janë të angazhuar dhe 40 forca të ndërmarjes së shërbimeve publike të bashkisë së Korçës.

Terreni i thyer malor e bën të vështirë ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse ndaj dhe për këtë arsye nga ana e kësaj ndërrmarrje janë angazhuar kaq shumë  forca me mjete rrethanore për të vënë nën kontroll zjarrin që ka përfshirë një siperfaqe jo të vogël me pisha dhe bimësi të ulët.

Zjarri sipas ekspertëve mendohet të ketë qenë i qëllimshëm.Policia në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e zjarrit në afërsi të pikës turistike në malin e Moravës.

Kjo është vatra e katërt e zjarrit në qarkun e Korçës për ditën e sotme.

Nga OraNews