4 Nentor 2022

Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë BKH kanë hyrë në ambientet e Ora News për të zbatuar vendimin e Apelit të GJKKO, për marrjen në administrim nga shteti të godinës.

“Do bëjmë inventarin e pasurisë. OPGJ dhe BKH do dokumentojë me foto deri në zbardhjen e dokumentave”, është bërë me dije ndër të tjera.

Nga ana tjetër bordi drejtues i RTV Ora pritet të mblidhet sot për të vendosur mbi vetëadministrimin e këtij televizioni deri në momentin që të ketë një qartësim nga ana e administratorit shtetëror.

Por ndërsa një betejë u humb, avokati Enis Daci tha se beteja do të vijojë në Strasburg.

Gazeta Dita