Zjarr në malin e Çikës/ Flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri i afrohet Dhermiut. 22 Gusht 2026
22 Gusht 2026
Një zjarr ka rënë në Malin e Çikës, ndërsa i është afruar fshatit turistik të Dhërmiut. Vatra është aktivizuar para dy ditësh dhe ka përshkuar një sipërfaqe të konsiderueshme në anën e malit në drejtim të Dukatit.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e situatës.
Në ndihmë të tyre janë vënë edhe dy avionët “Air Tractor” të cilët janë angazhuar në operacionin e vënies në kontroll të flakëve.
