Zjarr i madh në malin e Terovicës, era përhap flakët ngado Rrezikohen dhe 2 banesa

Një zjarri ka përfshirë komplet malin e Terovicës në Lezhë, ku deri më tani janë djegur deri 15 hektarë pyll me bimësi, shkurre dhe pisha

Mësohet se nga zjarri i cili është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme rrezikohen dy banesa në afërsi të zonës së përfshirë nga flakët. Zjarri po përhapet me përmasa të mëdha, ndikuar edhe nga era.

Në vendngjarje ndodhen dy zjarrfikëse dhe efektivë të policisë por është e pamundur ndërhyrja për shkak të terrenit të vështirë.

Gazeta Shqip