Zgjedhjet po afrojnë! Paralajmërimi i fortë i Ylli Rakipit: – Ja pse Rama është shumë i shqetësuar

9 TETOR 2020

Gazetari Ylli Rakipi ka komentuar fushatën elektorale të partive politike për zgjedhjet e 25 prillit. Ai paralajmëron se do të jetë e ashpër. Për Rakipin, kryeministri Edi Rama është më i shqetësuar pasi synon të reduktojë humbjen e madhe.

“Më i shqetësuar është Edi Rama, pasi synon të dalë pa humbje të madhe. Fushatë shumë e ashpër, do të jetë ndoshta fushata më e ashpër që është zhvilluar në Shqipëri. Do jetë e ashpër, sepse opozita nuk do ta lerë me kaq”, tha Rakipi për Euro News.