3 Korrik 2019
Nga: Gazeta Shqip.
Një skenar që po qarkullonte prej disa ditësh pranë gazetarësh dhe pronarësh të mediave, i vënë në në zbatim nga njerëzit e Erion Veliajt dhe këshilltari mediatik i kryeministrit, është bërë sot publik nga vetë Edi Rama, në mbledhjen e mbyllur të kryesisë së PS.
Target i tij ka qenë ministri i turizmit Blendi Klosi. Rama e ka bërë anëtarin e tij të kabinetit për ujë të ftohtë duke i treguar foto dhe video, ku Klosi është kapur nga policia politike e rilindjes, në flagrancë, duke pirë kafe me Fahri Balliun. “Edhe njeriu më i përulur nuk do të kishte dashur të ishte në vendin e Klosit sot” i tha Lapsi.al, një burim nga mbledhja.
Kreu i PS qe sa më shumë kohë kalon, aq më tepër e bunkerizon PS, i ka kërkuar llogari Blendi Klosit, se përse ai flirton me armiqtë e Partisë dhe me njerëzit që duan dëbimin e tij.

Natyrisht Rama e ka shfrytëzuar videon dhe fotot e kafes me Fahri Balliun për të dhënë mesazhe se të gjitha linjat e komunikimit të qeverisë me njerëzit e Metës dhe të Berishës tashmë janë prerë.
Por, një anëtar i kryesisë, që është në forumet e PS që në ditët e para, e komentoi këtë ngjarje për Lapsi.al si një revansh të sektit të rilindjes për të goditur këdo që i përket PS-së së vjetër.
Ndonëse ky version është pak i besueshëm, pasi Klosi ka qenë gjithnjë një besnik i kryetarit, versioni më i mundshëm i kësaj goditjeje të ashpër ndofta lidhet me luftën e klaneve brenda selisë mavi.
Duke e ditur se kur bëri ndryshimet e fundit në qeveri, Rama i la Blendi Klosit, Ogerta Manastirliut dhe Etilda Gjonit edhe gjashtë muaj kohë provë, kjo mund të interprtohet si një goditje pas shpine, në skadim të këtij afati, prej atyre që duan të vënë njerëzit e tyre në Ministrin e Turizmit.
Dhe fakti se klani i Veliajt, që është përpjekur ta infiltrojë vidion edhe në media, mund ta ketë çuar këtë spiunim të polisicë politike deri tek Rama. Dhe pastaj lideri që “mbretëron” mbi grupet e ka përdorur atë për të dhënë sinjalin se urat me tipa si Fahri Balliu, mesazherë të Metës dhe Berishës, janë prerë njëherë e mirë.

Dhe i gjithë rebeshi ka rënë mbi Blend Klosin e ngratë, në vend të të cilit, asnjë socialist nuk do kishte dashur të ishte sot.