13 Shtator 2022

Ish-presidenti i Kosovës është ndjekur për 20 vite nga ish-Sigurimi i Shtetit.

Sipas gazetarit Blendi Fevziu, Sigurimi i Shtetit për 20 vite ka përgjuar ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, edhe pse ky i fundit deri në atë kohë kishte bërë vetëm dy vizita në Shqipëri.

Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar një video në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”, ku duket me disa dokumente të Arkivës së Sigurimit të Shtetit në dorë.

“Sigurimi i Shtetit përgjonte një personalitet kosovar si Ibrahim Rugova, praktikisht edhe pse Ibrahim Rugova ka bërë vetëm dy vizita në Shqipëri deri në atë kohë, në kohën kur ndiqej.

Kjo është një nga shembujt tipike si ndiqte. Dosja mban numrin 80.84, dhe është një dosje ndjekje. Ndiqej Ibrahim Rugova”, shprehet Fevziu në videon e publikuar.

“Në Arkivat e Sigurimit të Shtetit gjendet dosja me dokumentat se si për 20 vjet Sigurimi i Shtetit komunist përgjoi Ibrahim Rugovën në Kosovë dhe në 2 vizitat në Shqipëri”, shkruan ai.

Gazeta Panorama