Nje skice Portret i Lasgushit ne diten e Vdekjes.

12 Nentor 2022

Më kujtohet që lajmin e vdekjes së Lasgush Poradecit ma dha Minella Borova, kur u takuam rastësisht në rrugë. Trupin pa jetë të poetit e kishin vendosur në sallën e Lidhjes së shkrimtarëve. Më kujtohen flokët e bardhë, një portret i tij vendosur përballë, mbi arkivol, si dhe thumbat e këpucëve të reja që ia kishin veshur për herë të parë atë ditë.

Ndërsa po dilja, në kafenenë e lidhjes, më zu syri Nexhmije Hoxhën, Foto Çamin, Dritëro Agollin, si dhe të tjerë që nuk më kujtohen.

Kur u ktheva në shtëpi, në njërën nga fletët e librit « Vdekja e nositit » (botimet e Rilindjes, Prishtinë) vizatova me laps profilin e tij në shtratin e vdekjes ; atë pamje që më ishte fiksuar në kujtesë. E që ka mbetur aty sot e kësaj dite.

Huazuar nga FB: Y. Demneri