– 30 Dhjetor 2022

Nga OraNews

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është vazhdimësi e ideologjisë së Enver Hoxhës, Nazi Xhafer Devës dhe Lidhjes së Prizrenit.

“Të gjitha planet dhe programet e tyre bazohen në Lidhjen e parë të Prizrenit nga viti 1889, Lidhjen e dytë të Prizrenit nga viti 1943, kur u themelua lëvizja Balli Kombëtar, pastaj Lidhja e tretë e Prizrenit që u themelua në Nju Jork dhe që shkaktoi është ideologjia e tyre dhe Xhafer Devës, një burrë nga Mitrovica i cili ishte i pari që iu bashkua forcave pushtuese naziste”, tha Vuçiç.

Ai shpjegoi se Deva ishte ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë gjatë administratës naziste.

“Sot Albin Kurti po i rinovon një shtëpi në pjesën jugore të Mitrovicës, është çështje e lidhjes me një kriminel nazist të dënuar me vendim të formës së prerë. Burri që persekutoi jo vetëm serbët, por edhe hebrenjtë dhe të gjithë të tjerët. I madhi Xhafer Deva”, tha me ironi Vuçiç.

Ai theksoi se ky është ideologu i tyre, si dhe ish-presidenti komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha.

“Kurti ëndërron të jetë Enver Hoxha, prandaj nuk e duron dot (Edi) Ramën. Vetëm nëse mund të jetë një përzierje e Enver Hoxhës dhe nëse mundet pak Zelensky. Prandaj marrëzitë që ‘Vuçiç është Putini i vogël’ janë gënjeshtra. Ne nuk jemi të interesuar për të gjitha këto, ne jemi të interesuar vetëm që ai ta lërë popullin serb rehat”, tha Vuçiç.