20 Mars 2023

Duke lëvizur nëpër qytetin e rrënuar natën, Vladimir Putin ka bërë vizitën e tij të parë në Mariupol.

Mediat ruse kanë publikur një video ku Putin shihet teksa i jep një automjeti i shoqëruar nga një person. Kremlini thotë se vizita u zhvillua të shtunën vonë dhe zoti Putin vendosi “spontanisht” të vizitojë qytetin.

Kryetari ukrainas i Mariupolit në mërgim, Vadym Boychenko i tha BBC-së se Mariupol ishte “personale” për Putinin për shkak të asaj që kishte ndodhur atje.

“Ne duhet të kuptojmë se Mariupol është një vend simbolik për Putinin, për shkak të tërbimit që ai shkaktoi në qytetin e Mariupolit. Asnjë qytet tjetër nuk u shkatërrua kështu. Asnjë qytet tjetër nuk ishte nën rrethim për kaq gjatë. Asnjë qytet tjetër nuk iu nënshtrua bombardimi me qilim”, tha ai.

“Ai ka ardhur personalisht për të parë se çfarë ka bërë”, shtoi ai.

Gazeta Sot