Putin sot eshte cmenduria e botes

 Vladimir Putin gati të nisë hakmarrjen e frikshme kundër NATO-s. – Lufta e Tretë Botërore shumë afër

18 PRILL 2022

Presidenti rus Vladimir Putin është i ngopur me rezistencën ukrainase, të ndihmuar dhe nxitur nga Perëndimi. Kjo është arsyeja pse ai tani synon diçka shumë më të madhe. Mediat italiane raportojnë për fillimin e një lufte kundër NATO-s që po përhapet gjithnjë e më shumë në Kremlin, që sigurisht do të nënkuptonte Luftën e Tretë Botërore.

Lajmi se forcat speciale britanike janë dërguar në Kiev për të trajnuar ukrainasit në përdorimin e disa raketave antitank të dërguara nga Londra, po çmendin Carin. Në realitet, Moska nuk do të priste më, siç tregon edhe nota zyrtare e dërguar në Uashington pak ditë më parë.

Një mesazh në të cilin Rusia fliste për “pasoja të paparashikueshme” në rast të furnizimeve të reja ushtarake në Kiev. Që atëherë, gjërat vetëm u përkeqësuan për rusët. Mendoni vetëm për fundosjen e kryqëzorit Moskva. Moska, tani, mund ta bëjë Perëndimin të kuptojë se synon të bëhet serioz në dy mënyra: ose duke goditur ushtrinë britanike që mund të jetë ende e pranishme në Ukrainë ose duke goditur kolonat e NATO-s të përfshirë në transferimin e armëve në Kiev. Kjo rrugë e dytë mund të iniciojë një përshkallëzim të paparë më parë, veçanërisht nëse autokolonat e synuara janë në Poloni, ose në territore të tjera në kufi me Ukrainën.

Apokalipsi bërthamor, thashethemet për lëvizjen e ardhshme të Moskës

Kjo Pashkë e vitit 2022 mund të jetë vërtet e fundit. E fundit e qytetërimit njerëzor. Kjo nuk është një ekzagjerim. Përshkallëzimi është evident. Nuk ka vetëm një zgjerim të mëtejshëm të mundshëm të NATO-s në Finlandë dhe Suedi.

Angazhimi i Amerikës ndaj luftës është tani masiv dhe pas miratimit të Biden për dërgimin e armëve të reja vdekjeprurëse në Ukrainë për 800 milionë dollarë shtesë (3 miliardë dollarë që nga lufta), Rusia lëshoi kërcënimin e fortë: “I kërkojmë Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj të ndalojnë militarizimin e papërgjegjshëm të Ukrainës, i cili ka pasoja të paparashikueshme për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”. Përtej faktit që Rusia është “i papërgjegjshmi” kryesor, në thelb Putini shpall se është gati të sulmojë transportin e armëve amerikane në Ukrainë.

Jemi një hap larg shpalljes së luftës ndaj atyre që marrin pjesë aktive (prapa skene) në konfrontimin ushtarak. Kështu, në horizontin e këtij konflikti absurd (i cili mund dhe duhej të ishte shmangur) një konfrontim i drejtpërdrejtë midis fuqive bërthamore: SHBA-së dhe Rusisë.

Lufta bërthamore shumë afër

“Pasojat e paparashikueshme” për të cilat aludon Moska janë të qarta, pasi të dyja fuqitë e mëdha për herë të parë kanë bërë të ditur (pak a shumë në mënyrë eksplicite) se “goditja e parë”, pra parandalimi i sulmit atomik, është refuzuar për dekada nga të dy, ndërsa tani konsiderohet se një luftë bërthamore mund të ndodhë.

Zelensky ka folur për këtë dhe gjithashtu drejtori i CIA Burns ka shprehur shqetësimin e tij të thellë se bota duhet të përgatitet: “Askush prej nesh nuk mund ta marrë lehtë kërcënimin e përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore taktike ose me rendiment të ulët” nga pala ruse”, paralajmëroi CIA. “Goditje e parë” do të na tërhiqte në greminën e konfliktit bërthamor që është në gjendje të shkatërrojë (dhe shumëfish) njerëzimin.

Situata është shumë e rëndë edhe sepse, përveç sulm i qëllimshëm bërthamor nuk duhet nënvlerësuar mundësia që konflikti bërthamor të shpërthejë gabimisht. Është një makth që shfaqet gjithmonë, edhe në kohë paqeje, por që bëhet pafundësisht më i rrezikshëm gjatë një konflikti si ky në të cilin gishti tashmë është nervoz mbi butonin që do të shkaktonte zhdukjen e njerëzimit.  Ekspertët ngrenë pyetje. Si ishte e mundur të arrihej në këtë pikë kur ekzistonte mundësia e parandalimit të konfliktit? Si ka mundësi që askush, as politikanët, as intelektualët, nuk e kuptojnë se jemi në prag të humnerë dhe të gjitha fryjnë në zjarr?

Gazeta Sot