24 Shkurt 2024

Asambleja e Akademisë së Shkencave u mblodh këtë të premte për të bërë “bilancin” mbi veprimtarinë e vitit të kaluar si dhe për të prezantuar pikat kyçe të programit për vitin 2024. Siç thonë akademikët tranzicioni “shkencor” tanimë ka përfunduar, dhe ndonëse i imponuar me vendim qeverie, riorganizimi i “Albanologjisë” nën çatinë e Shkencave, duket se ka ngjallur edhe vatra entuziazmi.

Në fjalën e tij, kreu i “Shkencave”, akademiku Skënder Gjinushi cek mes arritjeve, ngritjen e 10 njësive të kërkim-studimit, mbështetjen e 31 projekteve, 14 prej të cilave të realizuara si dhe botimin e 30 titujve në vit. Duke cekur rritjen që është bërë gradualisht në 4 vitet e fundit, u prezantua sot edhe buxheti i Akademisë së Shkencave prej 105,880,000 lekësh dhe 280,000, 000 lekësh për institutet e Albanologjisë.

Akademikët kujtuan punën në proces për tri projektet e mëdha të Albanologjisë, Historia e shqiptarëve, Fjalorin e madh të Gjuhës Shqipe dhe Enciklopedinë Shqiptare. Disa nga projektet e tjera që synohen u cekën nga akademikët. Do të mbahen 97 veprimtari, ndërsa ndër të tjera propozohen 60 tituj e 17 periodikë .

Forcimi i bashkëpunimit me Akademinë e të Rinjve do të jetë në fokus, por njëherazi edhe rritja e rolit të “Shkencave” sa i përket arsimit universitar. Nevoja për një qasje të re të Politikës ndaj Akademisë u theksua gjithashtu gjatë mbledhjes.

Nuk u lanë jashtë edhe disa prej problematikave të hasura gjatë punës shkencore. Ndërkaq anëtarët e Asamblesë miratuan unanimisht edhe  veprimtarinë e planifikuar në parim, shpërndarjen e buxhetit  dhe vijimin e procesit të shqyrtimit për kërkesat e disa akademikëve të asociuar për të kaluar në statusin si akademik.

Viti 2024/ 385,88 milonë lekë për Akademinë dhe Institutet tek “Shkencat”! Synohen ambiente më të zgjeruara dhe një muze i madh arkeologjik!

Akademia e Shkencave  gjatë mbledhjes që Asambleja mbajti këtë të premte paraqiti objektivat për këtë vit , që do të realizohen me një buxhet prej 105,880,000 lekësh për ASH dhe 280,000, 000 lekësh për institutet e Albanologjisë, tanimë të riorganizuara tek “Shkencat”.
Mes të tjerave u cek zgjerimi i ambienteve të punës për Asamblenë, institutet dhe qendrat e reja pranë ASH-së, përfshirë këtu ngritjen e një muzeu të ri arkelologjik . Sa i përket veprimtarive, u propozuan 97 të tilla, si dhe 60 tituj  e 17 periodikë që priten të botohen.
U premtua gjithashtu një bashkëpunim më solid me Kosovën, si dhe promovim i arritjeve edhe jashtë vendit. Synohet edhe zgjerimi i rjetit të instituteve dhe qendrave kërkimore afatgjata të ASH-së dhe kthimi i QBEA bë qendër të përhershme mbështetëse për drejtimin e punës për botimet themelore.
Me rëndësi është edhe angazhimi për të rritur rolin e Akademisë në vlerësimin e nivelit dhe të cilësisë së transmetimit të shkencës në shkollimin universitar e parauniversitar, ku kreu i Akademisë Skënder Gjinushi theksoi se rritja e standartit të diplomave duhet të eci paralelisht me rritjen e standarit të pedagogëve.
Gazeta Shqiptarja.com