ethet e nilit

17 Gusht 2022

“…Beogradi konfirmon 11 raste të rënda”. …

Një person i cili u infektua nga virusi i Nilit Perëndimor (WNV) i transmetuar nga pickimi i mushkonjave, ka humbur jetën në Serbi.

Në njoftimin nga Agjencia e Shëndetit Publik të Beogradit thuhet se në vend janë hasur 11 raste të rënda të virusit WNV, ndërsa 80 % e atyre që e kanë marrë virusin i kanë mbijetuar sëmundjes me simptoma të lehta dhe 20 % kanë simptoma të ngjashme me infeksionin e gripit si temperaturë e lartë, dhimbje koke, dobësi dhe të vjella.

Derisa nuk ka vaksinë për t’u mbrojtur kundër virusit të Nilit Perëndimor, i cili zakonisht transmetohet nga pickimi i mushkonjave “Culex”, rekomandohet mbrojtja ndaj tij. Rastet e virusit WNV gjenden kryesisht në Afrikë, Evropë, Lindjen e Mesme, Amerikën e Veriut dhe Azinë Perëndimore.

Në vendin tonë rreziku për përhapjen e këtij virusi është i madh, për shkak se nuk është bërë dezinfektimi i mushkonjave, megjithëse ende nuk ka asnjë rast të identifikuar.

Gazeta Shqip