Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin shqiptar. Por sipas MeteoAlb, gjatë pjesës së dytë të ditës parashikohet që vranësirat kalimtare të bëhen më të dukshme në zonat malore.

Këto vranësira në zonat veriore do të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu. Ndërsa pjesa më e madhe e zonës së ulët dhe bregdeti do të kenë kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 17 gradë Celsius deri në 37 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi perëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 1-2 ballë.

Gazeta Shqip