Ekspozite Bujar Zajmi

bujar zajmi

ron ekspozitën, me veprat që piktori i zgjedh vetë dhe krijohet narrativa e një krijimtarie që shtrihet në mbi 6 dekada… duke nisur prej fundit të viteve ’50. Nga ajo kohë, siç rrëfen artistja veprat që ai i mbajti të fshehta, janë të shumta e arrijnë në mbi 7000 mijë punime…

“Veprat e babit kanë qenë të fshehura, sepse kishte një drejtim krejt të kundërt me regjimin, ideologjinë e atëhershme. Kështu që babi me koshiencë ka bërë punë të vogla të cilat ishin të mundura të fshiheshin në dosje, që të mos i shikonin të tjerët”, thotë artistja Anila Zajmi.

Ekspozite Bujar Zajmi

Grafika, kolazhe, piktura në vaj e akrilik, teknikat e përdorura nga piktori janë të larmishme, e në to spikat stili avangard që e karakterizon… Një sërë tematikash, ku ngrënë krye detaje të etnografisë, portrete e personazhe, largimi nga esenca e jetës prej tërheqjes së teknologjisë, ironia për njerëzit e pushtetit me kularë, e shqetësimi i tij mbi artin… ku lëndën e parë e merr në Shqipërinë e tij.“Megjithëse unë këtu jam përpjekur të mos zgjedh vepra që janë shumë të lidhura me natyrën, këndvështrimin e tij patriotik, përsa i përket jetës shqiptare, historisë etj., sërish ajo del në pah, sepse ai e ka në ADN këtë pjesë dhe ajo del në forma të ndryshme. Por, kryesorja është se ai i këndon jetës, njeriut e optimizmit”, shton Zajmi.

anila zajmi

Vepra e Bujar Zajmit siç rrëfen e bija, ruhet në shtëpinë studio të tij, në një habitat material e shpirtëror të mbushur me art e sende familjare…

bujar zajmi “Bashkimi”

“Pra, është një artist, piktor grafist akoma i pazbuluar të cilin duhet punë edhe kohë të ekspozohet ashtu si e meriton”, thotë artistja.

Gazeta Shqiptarja.com