Vendet më të mira për degustimin e verës në Ultësirën e Trakëve

Një hartë interaktive tregon mundësitë për turizëm me degustimin e verës në kantinat e hapura në Ultësirën e Trakëve. Janë përfshirë 50 kantina, të cilat ndodhen në 6 qarqe të vendit – Plovdiv, Pazarxhik, Haskovo, Stara Zagora, Jamboll dhe Sliven. Ky lloj turizmi dhe trashëgimia kulturore dhe historike janë emblema e rajonit të Trakisë. Mund të gjeni hartën në sajtin e Organizatës për Administrimin e Rajonit Turistik të Trakisë këtu, apo ta shikoni vetë, në se vizitoni ngjarjen e organizuar më 27 dhe 28 qershor në Plovdivin e Vjetër “Vera dhe Gourmet”.

V.O: shkrim i huazuar nga shtypi bullgar.