DEGJENERON votimi në Kuvend, deputetja voton 5 herë… reagon Ruçi: E konstatova edhe unë, të verifikohet

30 KORRIK 2020

Gjatë seancës së ditës së sotme deputeti Halit Valteri ka bërë një denoncim ndaj koleges së tij gjatë seancës plenare. Pasi ka marrë fjalën nga vendi, Valteri ka “denoncuar” kolegen e tij se ka votuar disa herë duke i kërkuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që të marrë masa.

“Një deputete ka votuar 5 fletë votimi. Ju lutem merrni masa,“-u shpreh Valteri. Ndërsa denoncimi i tij është përkrahur edhe nga Ruçi, i cili është shprehur se e ka konstatuar edhe ai të njëjtën gjë.

Kryetari i Kuvendit e pranoi si të drejtë konstatimin. “Vërejta është e drejtë, e konstatova edhe unë. Deputetja ka shpjeguar se ka votuar vetëm një herë por ka përcjellë fletët e votimit të deputetëve të tjerë në kutinë e votimit. Ngelet për të verifikuar nga komisioni përkatës” tha Ruçi.

Gazeta Sot.