Varianti Delta, ekspertët paralajmërojnë valën e tretë

27 QERSHOR 2021

Varianti Delta i koronavirusit, i cili është shumë lehtë i transmetueshëm, po bën “kërdinë” në Angli.

Vetëm në 24 orët e fundit janë infektuar 18.270 qytetarë, shifra më e lartë që nga 3 shkurti i këtij viti. Ndërkohë 23 persona kanë humbur jetën, duke e çuar në 128.089 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Ekspertët kanë paralajmëruar se vendi është në prag të përfshirjes nga vala e tretë e COVID, por kjo është shumë shqetësuese, pasi Anglia ka vaksinuar me të paktën 1 dozë 44 milionë qytetarë, por sërish shifrat e infektimeve janë alarmante.