4 Dhjetor 2023

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një urdhër të premten për të rritur numrin e ushtarëve të tij me afro 170,000 trupa, sipas një dokumenti të publikuar nga faqja e internetit e Kremlinit.Dokumenti, i cili u nda nga Moska të premten, thotë se kuota e personelit ushtarak të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse është vendosur tani në 1,320,000 trupa, një rritje nga niveli i mëparshëm i vendosur në 1,150,628, sipas mediave shtetërore.

Ministria ruse e Mbrojtjes (MM) i tha Reuters se rritja ishte në përgjigje të “kërcënimeve në rritje ndaj vendit tonë lidhur me operacionin ushtarak special dhe zgjerimin e vazhdueshëm të NATO-s”.

Trupat e Putinit thuhet gjithashtu se kanë pësuar humbje të mëdha në javët e fundit teksa lufta në Ukrainë po vazhdon drejt muajit të saj të 22-të.  “Rritja e numrit të personelit ushtarak të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse po zbatohet në faza në kurriz të qytetarëve që shprehin dëshirën për të kryer shërbimin ushtarak me kontratë”, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në një deklaratë për TASS. “Në këtë drejtim nuk është planifikuar rritje e ndjeshme e rekrutimit të qytetarëve për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, nuk parashikohet asnjë mobilizim.

Lëvizja e fundit e Putinit mund të jetë një tjetër kumar politik për udhëheqësin e Kremlinit, i cili po përballet me një votim rizgjedhjeje në mars. Zyrtarët e Moskës kanë thënë se Putini pritet të mos ketë konkurrentë seriozë në zgjedhje, por me luftën në Ukrainë që po bëhet gjithnjë e më e papëlqyeshme në mesin e qytetarëve rusë, është e mundur që mbështetja e vazhdueshme e Putinit për ofensivën mund të jetë një pengesë për fushatën e tij të rizgjedhjes, pasi jo gjithë rusët janë dakord.