Ura e Kasabashit

24 Dhjetor 2025

Ura e Kasabashit është një monument kulture i periudhës osmane të shekullit XVII (rreth vitit 1640), ndërtuar nga arkitekti Kasemi (Reis Mimar Kasëm), i origjinës nga Gremshi i Tomorricës.

Ura ka vlera arkitekturore të rralla dhe teknikë inxhinierike të lartë për kohën. Ajo është ndërtuar në një nga degët e lumit Osum (jo mbi lumin kryesor), dhe krijon një peizazh të bukur pranë tij.

Ura historikisht ka shërbyer si një nyjë lidhëse për rrugët e karvaneve që lidhnin zonat e Beratit, Çorovodës dhe zonat përreth. Sot, ajo vazhdon të ruhet si pjesë e trashëgimisë kulturore dhe konsiderohet një atraksion me rëndësi për turizmin lokal.

Ura e Kasabashit

Është një urë me hark guri, e tipit tradicional osman.Përmasat: rreth 26 m e gjatë, 3 m e gjerë dhe harku kryesor rreth 12 m.

Nga: FB –Skrapari Kanioneve