“Unë jam Ilir Meta, jam nga Skrapari”, presidenti shpërthen keq ndaj kryeministrit Rama në studio: Ai qen bir qeni, këlysh blloku po…

30 TETOR 2020

Presidenti Ilir Meta ka shpërthyer në akuza dhe ofendime ndaj kryeministrit Edi Rama në emisionin “Zonë e Lirë” mbrëmjen e sotme.

Meta e ka quajtur Ramën “qen bir qeni” dhe “këlysh blloku” që po provokon shqiptarët.

“Që të frikësohet luani nga lepuri, kjo s’ka kuptim. Lepurin e kanë kapur në çark. Ai trim sa Izetbegovici nuk është. Ai bën si i fortë me shqiptarët, por ai është një këlysh blloku që ka të bëjë me një president nga Skrapari.

Po i them sot: Mos guxo të provokosh trazira në Shqipëri për llogari të sorosit dhe miqve të tu serbë, sepse do kesh të bësh me 10 milionë shqiptarë. Prandaj nuk del në studio ai, çuni i Kristaqit, që thotë se jam krenar për babanë që vari Havzi Nelën. Të ketë kujdes se ka 4-5 vite që provokon popullin tonë, që bën lojëra. Ka ardhur momenti që do ketë ndarje mes shqiptarëve dhe shqipfolësve, midis të shiturve dhe atyre që e duan Shqipërinë. ai është një pinok, është një mashtrues. Unë jam Ilir Meta, jam nga Skrapari. Mua të më thotë dëshmor ai qen bir qeni”, tha Meta.

Gazeta Sot