12 Nentor 2022

Gjatë protestës së sotme ne Angli, disa protestues shqiptarë kanë mbështjellë me flamur shqiptar statujën e Uinston Churchillit mes thirrjeve se shqiptarët po ‘pushtojnë’ Anglinë.

Kjo ka shkaktuar reagime të shumta përfshi të një prej personazheve kryesore të televizoneve britanike dhe ish-deputetin europian z. Nigel Farage i cili e ka quajtur të turpshëm dhe skandaloz jo vetëm gjestin por të gjithë demonstratën.

Shqiptarët mbuluan sot flamurin e tyre mbi statujën e Winston Churchill në Sheshin e Parlamentit teksa protestuan kundër deklaratave të Suella Braverman.

Mijëra njerëz u mblodhën në urën Westminster dhe marshuan drejt Pallatit të Westminsterit duke i kërkuar qeverisë t’i respektojë ata si njerëz dhe të drejtat e tyre njerëzore, duke thënë se jo të gjithë shqiptarët janë kriminelë, shkruan Daily Mail.

Gazeta Dita