Tre prokurorë në sallë/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, nis mblidhja e Këshillit të Mandateve për zv.kryeministren

19 Dhjetor 2025
Nis mbledhja e Këshillit te Mandateve dhe Imunitetit ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për autorizimin për arrestimin e zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.
Të pranishëm janë 3 prokurorë, mes tyre kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Po ashtu raportohet se në Kryesinë e Kuvendit, ku do të mbahet dhe mbledhja, është paraqitur dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Nuk dihet nëse Balluku do të jetë e pranishme në sallë apo jo, ndërsa mund të përfaqësohet dhe nga avokatja e saj, që në këtë rast është motra e saj, Pemela Qirko.
Balluku është e pandehur për shkeljet me tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë, nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe 450 milionë euroshe. Ajo dyshohet se ka përcaktuar fituesit edhe të 3 tenderave të tjerë.
