8 Shtator 2022

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim me anë të të cilit synon të vjelë të ardhura shtesë nga ndërtuesit që kanë shtuar kate mbi lejen në ndërtesat e reja.

Zv. kryeministrja Belinda Balluku tha se për ndërtuesit do ketë tre opsione, blerja e këtyre kateve shtesë, falja e tyre shtetit, ose rasti me ekstrem, konfiskimi.

“Ka një trend për ndërtimin e kateve shtesë mbi lejet që ka dhënë bashkia. Leja është me 7 kate, bëhen edhe 3 kate të tjera shtesë. Këto nuk do tolerohen më.

– Advertisement –
Ad image

Ky është proces i gjatë dhe që ka për qëllim dekurajimin e kompanive ndërtuese. S’do ketë tolerancë. Ndërtuesi  do i jepet mundësia të parablejë këto kate shtesë dhe do marrë gjobë. Po nuk pagoi, do t’ia falë shtetit dhe tjetra pastaj, nëse nuk e bën, do t’u konfiskohen katet dhe do dërgohen për ndjekje penale”, tha Balluku.