31 Mars 2023

Shërbimi Gjeologjik Kolumbian (SGC) njofton se vullkani Nevado del Ruiz mund të shpërthejë në ditët ose javët e ardhshme. Rrjedhimisht, ai ndryshoi nivelin e alarmit nga e verdha në portokalli. SGC përmendi se niveli i ri i alarmit është për shkak të rritjes së aktivitetit sizmik që vullkani ka paraqitur që nga 24 marsi. Shkencëtarët kolumbianë kanë zbuluar aktivitet sizmik të lidhur me thyerjen e shkëmbinjve brenda ndërtesës vullkanike.

Kjo ndodh në krahun jugperëndimor të vullkanit në një distancë nga dy deri në pesë kilometra nga krateri Arenas dhe në thellësi midis dy dhe katër kilometra nga maja e vullkanit. Shkalla e shfaqjes ditore gjithashtu u rrit nga 6.500 tërmete më 28 mars në 11.000 tërmete më 29 mars, shkruajnë mediat e huaja. 

SGC gjithashtu theksoi se anomalitë termike janë rritur nga tetori 2022 deri më sot. Gjithashtu është vërejtur vazhdimi i aktivitetit sizmik lidhur me lëvizjet e lëngjeve brenda kanaleve vullkanike. Kjo lidhet kryesisht me emetimet e hirit.

“Komuniteti rekomandohet të qëndrojë i qetë, por të jetë i vëmendshëm ndaj informacionit të dhënë nga SGC mbi evolucionin e gjendjes së vullkanit,” thanë autoritetet.

Nevado del Ruiz shpërtheu më 13 nëntor 1985 kur shkaktoi një ortek balte dhe gurësh që shkatërruan qytetin e Armero, duke lënë një numër të përllogaritur të vdekjeve prej 25,000.