8 Shtator 2022

Një tërmet i fortë ka tronditur  pak më parë Greqinë, në brigjet e ishullit Kefalonisë, 36 kilometra në jugperëndim të Lixourit

Sipas mediave vendase, tërmeti ka ndodhur në zonën detare midis ishujve të Zakinthos dhe Kefalonisë, në orën 10:36 të ditës së sotme, ndërsa sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar, forca e lëkundjeve ishte 5.3 ballë të shkallës Rihter, me thellësi 10 kilometra.

Për shkak të thellësisë, nuk ka pasur raportime për njerëz të lënduar apo dëme materiale.

Gazeta Sot