8 Shtator 2022

Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediet nga ministria e Brendshme u shpreh se është e papranueshme që të lulëzojnë katet në pallatet që të kamurit ndërtojnë sa në det, sa në mes të Tiranës,

Ai tha se kjo gjë kërkon një adresim të pamëshirshëm, qoftë ndaj këtyre pasunarëve që kanë miliona për kate e për llaç e tulla, edhe ndaj inspektorëve të policisë që u puthin këmbët pasanikëve për ca lek të qelbura.

Rama: Është e papranueshme që të lulëzojnë katet dhe shtesat pa leje në pallatet që të kamurit ndërtojnë sa në det, sa në rënë, sa në mes të Tiranës, ngjitur me Sheshin Skënderbej, sa vetëm nuk bërtet pallati “shikoni sa u zgjata” pa u hyrë gjemb në këmbë. Gjembat më hynë mua të parit që jam aksioner me këta, dhe u futen atyre njerëzve në fshat që i kapin me zell të madh policia për një mur avllie dhe një ndryshim çatie pa leje, apo deri tek qytetarë që shtojnë pllakat pa leje.

Kjo gjë kërkon një adresim të pamëshirshëm, qoftë ndaj këtyre pasunarëve që kanë miliona për kate e për llaç e tulla, e që duhen mbrapsur, sepse e kanë bërë vijën e ligjit si një litar që kërcejnë, por ashtu edhe ndaj inspektorëve të policisë që u puthin këmbët pasanikëve për ca lek të qelbura dhe qytetarëve u tregojnë dhembët.

Nga OraNews