Të dënuarit e kthejnë burgun e Fierit në “galeri arti”

August 27, 2019

Institucioni i Ekzekutimit të Veprave Penale në Fier, është shndërruar në një ekspozitë arti.

Një faqe lokale, që promovon turizmin në qytetin e Fierit ka publikuar një album fotografish online, ku duken punimet të ndryshme, që sipas saj janë bërë nga të burgosurit.

Konkretisht, në muret e burgut shihen piktura murale me përmasa të mëdha, ku dallohet flamuri ynë kombëtar, apo ajo e ballkonit ku Ismail Qemali ngriti flamurin dhe shpalli pavarësinë kombëtare në Vlorë.

Nuk mungon as një pikturë gjigande kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti apo dhe piktura e Nënë Terezës.

Gjithashtu, nuk mungojnë as skulpturat, ku një ndër to, është një punim që ngjason me një timon varke, i ndërtuar me vegla pune.

Gazeta Dita