Te Arian Çani; – Blendi Fevziu shkrihet se qeshuri kur Baton Haxhiu tha se “Rama do të fitojë prapë”

26/12/2020

Në emisionin “Zonë e Lirë” te Arian Çani në TV KLAN debati ishte mes Blendi Fevziut dhe Baton Haxhiut në lidhje me Edi Ramën. Analisti kosovar Baton Haxhiu, nisur nga miqësitë dhe interesat personale me kryeministrin, tha se Edi Rama është kryeministri më i mirë në historinë e vendit, çka zgjoi reagimin e fortë të Blendi Fevziut, por edhe të drejtuesit të emisionit Arian Çanit. Fevziu tha se kryeministër shumë rezultativ dhe i suksesshëm ishte Ilir Meta në vitin 2000, por edhe Sali Berisha punoi shkëlqyer ndër vitet 2005-2009.

Blendi Fevziu tha i bindur se nuk ka asnjë shans që Edi Rama të marrë zgjedhjet e 25 prillit. Nëse do ketë pjesëmarrje të madhe, zgjedhjet i humb Rama, shtoi Fevziu.

Kur Baton Haxhiu insistoi se Rama fiton me 25 prill, Fevziu qeshi me të madhe, sa u shkri live.

Gazeta Koha e Jone