Sulmi terrorist në Vjenë/ Mes viktimave edhe një shqiptar nga Struga

3 NËNTOR 2020

Një shqiptar nga Struga është mes katër viktimave që mbetën të vrarë dje në Vjenë të Austrisë, pas sulmit terrorist.

Viktima është identifikuar si Nexhip Vrenezi, 20-vjeç, i cili u qëllua për vdekje nga agresorët.

Autori kryesor i sulmit ishte Kujtim Fejzullahu me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, i cili mbeti i vrarë nga forcat e policisë austriake pasi qëlloi mbi disa civilë e policë.

Policia në Vjenë ka shpallur në kërkim 12 persona si të dyshuar, mes të cilëve edhe kosovarë.

Gazeta Shqip