“Rindërtimi, një dështim total”/ PD i përgjigjet Ramës: Qeveria ka ndërtuar 48 shtëpi nga 3389 të dëmtuara

3 nentor 2020

Për Partinë Demokratike rindërtimi është një mashtrim. Ndërkohë që Rama fliste për një sukses në procesin e rindërtimit, shefi i kabinetit të Bashës, Dorian Teliti në një reagim tha se e gjitha është një dëmtim.

Ndërsa publikoi edhe shifrat, Teliti tha se nga 3,389 të dëmtuara janë ndërtuar vetëm 48 shtëpi.

“ER ka dështuar në mënyrë spektakolare me rindërtimin. Asnjë video 3D e konferencës për shtyp nuk e fsheh dot gënjeshtrën dhe mashtrimin për banesat e qytetarëve.

Fakt: 1 vit pas tërmetit, ER ka ndërtuar gjithsej 48 shtëpi nga 3,389 të dëmtuara, 1.4% e totalit.

Në Thumanën e goditur më rëndë nga tërmeti, ER nuk ka ndërtuar ASNJË shtëpi, ASNJË godinë publike.

Treguesi më i drejtpërdrejtë i dështimit me rindërtimin është vendimi i ER në shtator për përgjysmimin e financimit në buxhetin 2020 për fondin e rindërtimit akorduar për FSHZH.

Që banesat e qytetarëve nuk do të ndërtohen këtë vit e tregon qartësisht heqja e fondeve të parashikuara për rindërtimin nga buxheti i këtij viti”, shkruan Teliti në Facebook.

Gazeta Panorama