Stuhia më e keqe e dëborës në 50 vite ‘pushton’ Spanjën. Ka  viktima …

9 JANAR 2021

Qeveria spanjolle ka nxitur njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, pasi të paktën tre njerëz kanë humbur jetën gjatë stuhisë më të rëndë të dëborës, të shënuar në 50 vitet e fundit.

Stuhia Filomena goditi Spanjën të Premten, duke sjellë reshje dëbore që nuk janë parë në Madrid që nga viti 1971, sipas zyrës shtetërore të meteorologjisë, Aemet. Bora vazhdoi deri sot, ndëra bora në disa zona të madridit ka shkuar në 50 cm.

Viktimat, një burrë dhe një grua u mbytën pranë qytetit Andalucian, të Fuengirola, pasi makina e tyre u mor nga rrjedha e një lumi të fryrë në orët e para të ditës së sotme, ndërsa një tjetër burrë vdiq në fshatin Zarzalejo, në rajonin e Madridit pasi u bllokua nga dëbora.

Pesë provinca spanjolle – Valencia, Castellón, Tarragona, Teruel dhe Zaragoza, janë percaktuar si zona me rrezik te larte kete pasdite.

Aeroporti Barajas në Madrid u mbyll, shërbimet e trenave brenda dhe jashtë kryeqytetit u anuluan dhe shërbimet e emergjencës dhe ekipet e shpëtimit ushtarak punuan për të liruar automjetët e bllokuar dhe për të pastruar rrugët kryesore, qeveria u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë brenda, duke paralajmëruar se më e keqja mund të jetë ende para.

Gazeta Shqip