Studimi i ri për dozat përforcuese të vaksinës anti-Covid: Rrit nivelin e antitrupave. Nuk shmang infektimin nga Omicron

18 Janar 2022

Në këtë përfundim ka arritur një studim paraprak i kryer në Izrael.

Siç shkruan Reuters, Qendra Mjekësore izraelite Sheba po studion efektin e dozës përforcuese të vaksinës Pfizer në 154 persona pas dy javësh dhe dozës përforcuese Moderna në 120 persona pas një jave.

Studimi gjeti se vaksinat sollën rritje të nivelit të antitrupave, madje më shumë se pas marrjes së dozës së tretë.

Izraeli ishte vendi i parë që nisi fushatën e vaksinimit dhe muajin e kaluar miratoi dozën e katërt përforcuese për personat më të rrezikuar.

Gazeta Panorama