Mbreti Spanjes Felipe VI

Spanjë: – Mbreti bën transparente pasurinë e tij. Mbi 2.5 mln euro

Nga OraNews

26 Prill 2022

Trashëgimia e mbretit të Spanjës Felipe VI është 2.573.392. euro. Kjo është bërë e ditur në një deklaratë zyrtare nga Shtëpia Mbretërore, sipas së cilës synimi i monarkut është të “përmbushë angazhimin” për të përmirësuar transparencën e institucionit.

Sipas Shtëpisë Mbretërore, trashëgimia e mbretit përbëhet nga rreth 2.2 milionë euro të depozituara në llogari bankare ose të investuara dhe rreth 300,000 euro në “vepra arti, antike dhe bizhuteri”.