17 Dhjetor 2025

Në rrethet e bizneseve, të cilat kryejnë punë publike në infrastrukturë, flitej shpesh për disa kompani të preferuara në ministrinë e Infrastrukturës. Ato ishin 4 A-M e Metaliajve, 2T e Sakove dhe Alko Impex.

Bëhet fjalë për tre kompani, të cilat u rriten eksponencialisht me ardhjen e Belinda Ballukut në krye të ministrisë së Infrastrukturës duke arritur të qarkullonin deri në 130 milionë euro në vit. Jo rastësisht të treja kompanitë gjenden edhe në tenderat e Unazës së Madhe, për të cilat SPAK njoftoi një ditë më parë se e ka marrë nën hetim Ballukun.

4 A-M ishte fituesja e lotit të dytë së bashku me Ed Konstruksion dhe IDK Konstruksion me vlerë 25 milionë euro, ndërsa 2T dhe Alko Impex morën kontratën e lotit të shtatë me vlerë 23.5 milionë euro, në tortën e madhe të Unazës për të cilën SPAK dyshon se është ndarë e gjitha me tendera fiktivë dhe të paracaktuar.

Por teksa hetimet për zëvendëskryeministren vazhdojnë dhe SPAK ka kërkuar në Parlament heqjen e imunitetit të saj, një nga pistat kryesore të tyre janë flukset e lëvizjes së parave dhe transfertave të dyshimta, që kompanitë me status special kanë bërë jashtë Shqipërisë.

Prokuroria e Posaçme është duke verifikuar disa transferta të tilla të kryera nga kompania 4 A-M jashtë Shqipërisë. Prokurorët dyshojnë se këto transferta parash mund të kenë lidhje me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ndërkohë që verifikimet janë në proces.

Por si u shndërrua 4 A-M nga hiçi në një nga kontraktorët më të mëdhenj të shtetit? Zanafilla e suksesit fillon me Albcontrol.

Ndonëse fillimisht shihej si një kompani e lidhur me Partinë Demokratike për shkak edhe të origjinës tropojane të pronarëve të saj, në vitin 2012 kompania 4 A-M ishte një ndërmarrje me një xhiro prej rreth 3.3 milionë eurosh.

Por me ardhjen e socialistëve në pushtet, kompania e zotëruar nga Ardit Metaliaj dhe vëllezërit e tij nisi të ngjitej me një shpejtësi të rrufeshme duke u shndërruar në një nga peshkaqenët më të mëdhenj të fondeve publike.

Në vitet 2014-2015, 4 A-M mori disa kontrata të rëndësishme në Albcontrol, gjatë kohës kur ky institucion drejtohej nga Belinda Balluku. Kjo me sa duket ishte pikënisja e një marrëdhënie të veçantë, e cila do të forcohej edhe më shumë gjatë viteve në vijim, teksa pushteti i Ballukut rritej në mënyrë eksponenciale.

Në vitin 2018, xhiroja e kompanisë shkoi në 20 milionë euro. Një vit më vonë, në janar të vitit 2019, Belinda Balluku u emërua në krye të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në vitin 2020, kompania realizoi një qarkullim vjetor prej 30 milionë eurosh. Por teksa pushteti i Ballukut konsolidohej edhe më shumë, kështu shtohej edhe fluksi i parave të buxhetit drejt 4 A-M. Në vitin 2021, kompania arkëtoi 43 milionë euro dhe në 3 vitet e fundit xhiroja e saj është konsoliduar në nivelin e 50 milionë eurove në vit.

Pjesa dërrmuese e këtyre parave vinin nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, KESH dhe OSHEE, tre institucione në varësi direkte të Belinda Ballukut.

Në rrethet e bizneseve, të cilat kryejnë punë publike në infrastrukturë, flitej shpesh për disa kompani të preferuara në ministrinë e Infrastrukturës. Ato ishin 4 A-M e Metaliajve, 2T e Sakove dhe Alko Impex.

Bëhet fjalë për tre kompani, të cilat u rriten eksponencialisht me ardhjen e Belinda Ballukut në krye të ministrisë së Infrastrukturës duke arritur të qarkullonin deri në 130 milionë euro në vit. Jo rastësisht të treja kompanitë gjenden edhe në tenderat e Unazës së Madhe, për të cilat SPAK njoftoi një ditë më parë se e ka marrë nën hetim Ballukun.

4 A-M ishte fituesja e lotit të dytë së bashku me Ed Konstruksion dhe IDK Konstruksion me vlerë 25 milionë euro, ndërsa 2T dhe Alko Impex morën kontratën e lotit të shtatë me vlerë 23.5 milionë euro, në tortën e madhe të Unazës për të cilën SPAK dyshon se është ndarë e gjitha me tendera fiktivë dhe të paracaktuar.

Por teksa hetimet për zëvendëskryeministren vazhdojnë dhe SPAK ka kërkuar në Parlament heqjen e imunitetit të saj, një nga pistat kryesore të tyre janë flukset e lëvizjes së parave dhe transfertave të dyshimta, që kompanitë me status special kanë bërë jashtë Shqipërisë / kapitali.a.

Nga: Gazeta Dit