15 Shtator 2025
Sot na u shkëput nga gjiri familjar njeriu ynë i dashur, doktor RAM SADIK CUFAJ, nga një atak i papritur. Lindi në fshatin Micoj, Puke u rrit dhe u edukua në një familje patriotike atdhetare.

Doktor Ram Cufaj

Me përpjekje të shumta të prindërve të tij arsimdashës ai vijoi arsimimin në shkollën e mesme mjekësore në Tiranë.
E mbylli at’ cikël studimi me rezultate të larta duke patur shokë klase e shkolle bashkëkohësit e tij, të cilët u bënë elita e mjeksisë shqiptare, por atij ju ndërpreu kjo mundësi.
Dëshira e tij dhe e familjes ishte që edhe ai të thellonte studimet në arsimin e lartë, por si gjatë shkollimit në arsimin e mesëm, ashtu dhe në mbarim të tij, “letershkruesit anonim e direkt” e penguan atë në rrugën e arsimimit të lartë duke i përmendur “kleçka” biografike.
E filloi punën në spitalin e Iballës, më pas në Pukë, në Fushë-Arrëz, në Gjegjan, në kampin e Qafë – Barit, e në gjithë rrethin e Pukës duke dhënë shërbime të kualifikuara .
Ishte studiues i literaturës mjekësore, gjithnjë i përditësuar me të rejat e shkencës mjekësore.
Ishte mjek bashkëkohor, me dije të gjëra teorike dhe aftësi praktike. I kërkuar nga prindërit e rinjë për këshilla dhe vizita për fëmijët. Ishte i papërtueshëm për të shërbyer në çdo orë të ditës ndaj kujtdo që i drejtohej në rrugë, në Qendrat ku shërbente, në shtëpi, apo në thirrjet telefonike për të dhënë asistencë në shtëpitë e pacientëve.
Reputacioni dhe integriteti i tij profesional i kalonte kufijtë e arsimimit, që ai kishte marrë. Kishte krijuar një besim të madh te njerëzit, ishte i ditur dhe i kulturuar në komunikim, në këshilla dhe rekomandime.
Shërbeu edhe në vendbanimin e ri në Tiranë, deri në fund të jetës.
Me dhimbje, Muhamet CUFAJ