Sali Berisha

Sot festojmë nën një pandemi që ka marrë mijëra jetë dhe me nje qeveri, aleate të saj!

28 Nentor  2020

Gëzuar ditën e Famurit! 108 vjetorin e Pavarësisë!

Nga Sali Berisha.

Sot shqiptarët në Shqipëri dhe kudo që jetojnë, festojnë 28 Nëntorin si festën e të gjitha festave, ditën e Flamurit tonë Kombetar, ditën e shpalljes nga Ismail Bej Vlora, 108 vite më parë në qytetin e Vlorës, të Pavarësisë së Shqipërisë.

Më 28 nëntor të vitit 1443, prijësi i përjetshem i kombit shqiptar ngriti Flamurin e tij, Flamurin Kuq e Zi në Krujë.

Po këte datë të vitit 1944, nga Shqipëria u larguan pushtuesit e huaj dhe hyri si “çlirimtar” Enver Hoxha, i cili pasi shndërroi listën e shqiptarëve kundër pushtuesve të huaj në një luftë vëllavrasëse, do të vendoste në Shqipëri si Hitleri shqiptar i Pasluftës së Dytë Botërore, diktaturën më mizore që shqiptarët mbajnë mend në historinë e tyre.

Sot, në ditëlindjen e re të kombit tonë të lashtë, ne nderojmë dhe i  përulemi me mirënjohjen më të thellë, Flamurit tonë Kombtar, babait të Pavarësisë së Shqipërisë Ismail Bej Vlorës, prijësit të përjetshëm të kombit tonë, Skënderbeut dhe qindramijëra shqiptarëve që sakrifikuan jetën e tyre në të gjitha kohërat për liri dhe dinjitet kombëtar e njerëzor.

Ditëlindja e re moderne e kombit tonë është ditë që ne nderojmë Flamurin tonë kombëtar, Ismail bej Vlorën dhe etërit e tjerë të Pavarësisë, nderojmë të rënët tanë të të gjitha kohërave të kombit që ranë për pavarësinë dhe lirinë e kombit tonë.

Prandaj ju ftoj t’iu urojmë së bashku shqiptarëve gëzuar – dhe Shqipërisë dhe mbarë kombit tonë, gëzuar këtë ditë, përjetësi, zhvillim dhe begati.

Por ne festojmë këtë ditë të madhe nën një pandemi që ka marre mijëra jetë të bashkombasve tane dhe me nje qeveri aleate te kesaj pandemie.

Me kete rast ju ftoj që te shprehim ngushellimet me te ndjera mijra familjeve te viktimave te kesaj pandemie te perulemi me nderim te veçante para kujtimit te mjekeve, infermiereve qe flijuan jeten e tyre gjate kesaj pandemie per shpetuar jeten dhe mbrojtur shendetin tone e te shprehim mirenjohje dhe falenderime per bluzat e bardha qe perballen ne emer te jetes ne kushtet me te veshtira me covid19, armik i rrezikshem i cili po merr çdo dite dhjetra jete te pafajshme ne Shqiperi.

Sot mendja dhe solidariteti yne shkojne vetishem tek dhjetra mijra qytetare, qe nje vit me pare u goditen rende nga termeti dhe qe gjate nje viti rrenash dhe mashtrimesh te narko-qeverise vuajne ne deshperim e zhgenjim te thelle pasojat e renda te kesaj fatkeqesie natyrore.

Duke perfunduar, le t’iu urojme ne mbarë shqiptarëve, gëzuar ditën e Flamurit dhe Pavarësisë. Nderim përjetë të rënëve të kombit tonë.

Gazeta Standart