10 Shkurt 2023

Sizmologu Shyqyri Aliaj i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV tha se Shqipëria nuk ka asnjë ligj për rrezikun sizmik.

Profesori veteran i fushës u shpreh se duhet të nxirren mësime nga këto tërmete shkatërrues dhe të bëhet një ligj siç e ka gjithë Evropa dhe të zbatohet.

Sipas Aliajt, ndërtesat e sotme po ndërtohen ende me ligjin e firmosur në 1979 nga Mehmet Shehu.

“Zonat më sizmike në Shqipëri nga magnitua shkalla rihter, ndodhen në lindje të Shqipërisë. Tërmeti i 30 nëntorit të vitit 1967 në zonën Librazhd-Dibër, ishte me magnitudë 7. Ne kemi bërë një studim për llogaritjen e rrezikut sizmik siç e kërkonte Evropa me eurokodin 8. Propozuam që atëherë që të vihej në fuqi.

Tërmeti ka shfaqjen në sipërfaqe dhe shkakun e thellë. Por askush nuk merret me shkakun. Ne themi duhet të studiojmë shkakun jo pasojën dhe kjo është kontradikta. Unë them që duhet miratuar si ligj. Kjo është urgjente.

Sepse ne nuk kemi asnjë ligj për llogaritjen e rrezikut sizmik. Ne studimin për rrezikun sizmik e mbaruam në vitin 1976. U deshën tre vjet deri në vitin 1979 deri kur ra tërmeti i Shkodrës, që të miratohej ligji në qeveri. Pse shumë njerëz dyshonin dhe arsyetonin që e kishim zmadhuar intensitetin. Kur ra tërmeti Mehmet Shehu i vuri menjëherë firmën studimit, që të bëhej ligj.

Duhet të nxjerrim mësim që të bëjmë ligjin siç e ka Evropa dhe të zbatohet. Ndërtuesit sot në 2023 po punojnë me ligjin e Mehmet Shehut”  – u shpreh Aliaj

Mehmeti

Blloqet e apartamenteve në Shqipëri ndërtohen akoma me ligjin e rrezikut sizmik që miratoi Mehmet Shehu në 1979-ën. Në fakt ky ligj u miratua me shpejtësi direkt sapo ra tërmeti i Bahçallëkut në Shkodër. Ish-drejtori i Institutit të Sizmologjisë Shyqyri Aliaj thotë se është urgjente që të kemi një ligj të ri të rrezikut sizmologjik.

Ne studimin për rrezikun sizmik e mbaruam në vitin 1976. U deshën tre vjet deri në vitin 1979 deri kur ra tërmeti i Shkodrës, që të miratohej ligji në qeveri. Pse shumë njerëz dyshonin dhe arsyetonin që e kishim zmadhuar intensitetin. Kur ra tërmeti Mehmet Shehu i vuri menjëherë firmën studimit, që të bëhej ligj. Nga kjo duhet të nxjerrim mësim që të bëjmë ligjin siç e ka Evropa dhe të zbatohet. Ndërtuesit punojnë me ligjin e Mehmet Shehut. Ata që janë në institut përdorin atë metodë.”, u shpreh sizmologu.

Sot zyrtarët tanë mos po presin ndonjë tërmet që të firmosin eurokodet, sepse Shqipëria po ndërton ende mbi ligjet e Mehmet Shehut. Mesa duket ne nuk e kemi ende një ligj të ri për shkak të ndërtuesve. Sepse eurokodet detyrojnë ndërtuesit të kenë parametra të tjera për ndërtimin e apartamenteve. Kjo do t’i bënte ata të harxhojnë më shumë dhe për këtë arsye atyre nuk u leverdis një ligj i ri për ndërtimin bazuar në rrezikun sizmik. Duhet patjetër të miratohen këto kode, pasi shqiptarët nuk mund të vazhdojnë të jetojnë me frikën se po ra tërmeti, shtëpia do t’ju bjerë mbi kokë. Ashtu siç thotë edhe zoti Aliaj, duhet të firmosen urgjentisht eurokodet dhe të miratohet ligji i ri për rrezikun sizmik

Zonat në rrezik

Sizmologu veteran Shyqyri Aliaj thotë se Juglindja e Shqipërisë është një zonë sizmike.
Në një intervistë për Dritare. net, sizmologu Aliaj thekson lindjen e vendit, si ndër zonat më sizmike në Shqipëri. Sipas tij, tërmeti i 30 nëntorit të vitit 1967 në zonën Librazhd-Dibër, ishte me magnitudë 7.

Aliaj tha se ishte interesante në fakt pasi pati shumë dëme në banesa, por në dhjetor, për më pak se një muaj, të gjithë hynë në shtëpi të reja dhe Vitin e Ri e kaluan në banesa të rindërtuara.

“Durrësi ka më shumë rrezik. Edhe nga kushtet e tokës dhe terrenit, por edhe sepse është në bregdet. Ndaj Durrësi është më i rrezikuar se Tirana nga tërmetet.  Atje është kufiri i pllakave.

Edhe Tirana është e rrezikuar por më pak. Gjithashtu edhe Vlora është zonë sizmike. Në 1930 ka qenë tërmeti i fundit i fortë që ka goditur qytetin. Ndërsa gjithë blloku i Himarës, Sarandës, është shumë larg rrezikut sizmik. Por Ballkani është një zonë sizmike me rrezik”, u shpreh sizmologu Shyqyryi Aliaj.

Sizmologu Shyqyri Aliaj i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV shpjegoi dallimin mes shkallës Rihter të tërmetit dhe intensitetit në ballë, kjo pas ngatërresës me shkallën e tërmetit në Turqi. Sipas sizmologut tërmeti në Turqi ishte 7.8 i shkallës Rihter, që po ta përkthesh në ballë shkon në 11 ballë. Dallimi mes të dyjave tha Aliaj është se magnituda 7.8 e shkallës Rihter është energjia e tërmetit në vatër. Ndërsa intensiteti, balla është si ndihet në sipërfaqe.

“Tërmeti në Turqi është një rast unikal. Tërmeti me i fuqishëm i këtyre viteve që pësoi Turqia. Ky tërmet ishte me magnitudë 7.8 shkalla Rihter. I përkthyer në ballë shkon deri në 11 ballë. Domethënë shumë i fuqishëm po ta kthesh në ballë. Magnituda 7.8 e shkallës Rihter është energjia e tërmetit në vatër. Ndërsa intensiteti, balla është si ndihet në sipërfaqe. Ai tërmet ishte kaq i fuqishëm sa shkaktoi një katastrofë të madhe jo vetëm për Turqinë, por për të gjithë Lindjen e Mesme, përfshirë Sirinë, Izraelin, Jordaninë etj.”, u shpreh Aliaj në DritareTV

“Më i fuqishmi tërmet që ka rënë në Shqipëri është ai i 15 prillit të vitit 1979 që goditi zonën kufitare Shqipëri-Mal i Zi. Ky tërmet vlerësohet me magnitudë 7, rreth 9 ballë në sipërfaqe. Ky është tërmeti më i fuqishëm në Ballkanin Perëndimor. Çdo 100 vjet ndodhin tërmetet e mëdha.

Por Shqipëria nuk ka përse të ketë ndonjë shqetësim nga tërmeti në Turqi. Sepse do një kohë të madhe të akumulohet një energji kaq shumë e madhe në këto vatra”, u shpreh Aliaj

Sizmiologu Shyqyri Aliaj në një lidhje direkte telefonike për Dritare TV, u shpreh se këto tërmete shkatërrimtare janë të pritshme për Turqinë, si pasojë e zonës sizmike në të cilën shtrihet ky shtet. Profesor Aliaj e përjashtoi mundësinë e një rreziku të tillë për Shqipërinë, pasi sipas tij vendi jonë shtrihet në një tjetër pllakë të Tokës që nuk ndikohet nga pllaka aziatike ku ka ndodhur tërmeti.

Gazeta dita