Situatë alarmante në Britani, zbulohet një tjetër variant i Covid-19

– 02.02.21

Shkencëtarët në Britaninë e Madhe dyshojnë se në vend është shfaqur një mutacion tjetër i virusit. Ky version i ri thuhet të jetë gjetur në 11 mostra pozitive nga 8 rajone të Britanisë.

Shkencëtarët janë të shqetësuar, pasi mutacioni i ri ka karakteristikat e “mutacionit të Afrikës së Jugut” ndërsa nuk dihet ende nëse mund të trajtohet nga vaksinat ekzistuese.

Asnjë nga 11 të identifikuarit me mutacionin e ri nuk kanë histori udhëtimi të kohëve të fundit, dhe në fakt, thuhet po ashtu që ata nuk kanë pasur kontakt as me persona që kanë udhëtuar për në Afrikën e Jugut. Kjo i bën autoritetet të vlerësojnë se 11 mostrat janë vetëm “maja e ajsbergut” dhe të druhen se rastet e mutacionit të ri mund të jenë tashmë në qindra.

Autoritetet britanike po nisin një operacion për të gjurmuar raste të reja në zonat ku është zbuluar mutacioni. Ndërkohë, banorëve po u bëhet thirrje që ta “mendojnë dy herë” përpara se të dalin nga shtëpia, qoftë edhe për të marrë ushqim.

Gazeta Shqiptare