
Silva Caka braktis PL-në dhe zgjidhet zv.ministre e Brendshme

Silva Caka
25 Shtator 2025
Ish-deputetja opozitare ka braktisur radhët e Partisë së Lirisë, ku militonte prej vitesh që në kohët e LSI dhe tashmë do jetë zëvendësja e Albana Koçiut në punët e brendshme të vendit.
Caka është largimi i radhës nga PL-ja pas Endrit Braimllarit, Esmeralda Demirajt dhe Faik Bashës të cilët u futën në radhët e PS-së gjatë fushatës së zgjedhjeve të 11 majit.
Caka ishte pjesë e opozitës në këshillin bashkiak të Tiranës nga radhët e PL-së, teksa mësohet se pak ditë më parë ka dhënë dorëheqjen. Gjithahtu mësohet se ajo është larguar edhe nga radhët e Partisë së Lirisë, para se të merrte një hap të tillë në karrierën e saj publike.
Më herët, Caka ka qenë deputete e Kuvendit gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama kur bashkë-udhëhiqte koalicionin me Ilir Metën dhe LSI-në. Gjithashtu prej vitesh ka qenë pjesë e strukturave drejtuese të LSI dhe PL-së, si Lëvizja e Gruas brenda partisë apo Sekretare për Marrëdhënien me Publikun.