Nga: Mirela Cela Jorgo

Duke lexuar nje matetial per iliret dhe shqiptaret, ja cfare gjeta.

Studiuesi gjerman Milhefer i cili vizitoi Greqinë në fundet e shekullit të kaluar (shk.19), konstatoi se shumica e këngëve popullore greke janë të përkthyera nga këngët e vjetra epiko-lirike arbëreshe (f339A.K.)

“Alipashiadha” e famshme e arbëreshit mysliman Haxhi Sheqreti (në poemën e tij, në vitet 1800 kishte 10 000 vargje) është shkruar në greqisht. Epopeja e çamëve dhe beqarëve dhe zhdukja e tyre nga turqit më 1779, u shkrua në greqisht. Shumica e këngëve çame dhe kangjele u shkruan në greqisht. Por janë krijime arvanitase dhe si të tilla duhet të llogariten (f339A.K.)

Vetë veshja kombëtare me të cilën sot përfaqësohet shteti grek, është veshja e shumicës së popullsisë, asaj arbërore. Ajo nuk është gjë tjetër, veçse përshtatje e veshjes së shqiptarëve suljotë.

Gjenerali Theodoros Pangalos – Presidenti i dytë i shtetit grek, arvanit.

Dëshmi të vlefshme për tezën tonë, mund të sillen edhe nga numri i madh i përfaqësuesve arbërorë, që drejtuan shtetin grek në shekullin e 19-të. Ka edhe burime statistikore që mund të shfrytëzohen në këtë drejtim si p.sh. regjistrimi i popullsisë i kësaj zone, gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, që njihen për saktësinë e tyre.

Por si u arrit, që kjo shumicë shqipfolëse, të kthehej në pakicë?

Kjo u bë realitet, për shkaqe të politikës ndërkombëtare.

Më 3 shkurt 1830, Kongresi i Londrës krijon një mbretëri të ashtuquajtur greke.

Vetë Anglia, qysh më 1830, nuk donte që mbretëria e re të kapërcente malin Parnas. Kjo, thoshte ajo, pasi nuk ka Grekë më përtej. Nga Parnasi në Pind, banorët janë pothuaj të gjithë Shqiptarë dhe Vllehë. Meqë raca greke, ose e greqizuar, nuk i kalonte 350 mijët, u pa e udhës që kjo mbretëri e vogël të shtrihej deri në Pind, dmth deri në gjirin e Prevezës dhe të Lamisë „(f435Zh.F.)

Janë disa faktorë, që e bënë gjuhën greke, gjuhë zotëruese të popullsisë në Jugun e Gadishullit Ballkanik mbas shekullit të XIX.

Faktori i parë ka qenë politika shfarosëse që u ndoq ndaj popullsisë shqipfolëse, duke shfrytëzuar besimin fetar.

– Lufta e nisur në vitin 1821 me synimin për t’u çliruar nga sundimi osman, u shndërrua në një luftë civile, e drejtuar kundër shqiptarëve musliman. Por ngjarjet e atyre viteve treguan, se nuk u kursyen nga kjo fushatë, as edhe shqipfolësit ortodoks.

– Së dyti, marrëveshja me Turqinë për shkëmbimin e popullsisë myslimane (turke) në shtetin helen, me ate greke (ortodoksë) në Turqi. « Popullsitë e reja hynë gjatë periudhës së krijimit të shtetit grek si dhe pas vitit 1922 (bëhet fjalë për shkëmbimin e popullsisë turke të Greqisë me popullsinë greke të Turqisë. Në 1922-in sipas marrëveshjes dy palëshe ku 1 3000 000 banorë erdhën në Greqi dhe 500 mijë “turq” ikën në Turqi.

Pas 1922, vijnë në Greqi popujt grekë të Azisë së Vogël, të cilët sjellin zakone dhe tradita të reja në Greqinë deri atëherë të mbizotëruar nga arvanitasit (f 351 A .K.) Shumë shqiptarë myslimanë, duke i etiketuar si “turq”, para dhe mbas Luftës së II-të Botërore, u zbuan me dhunë nga tokat e tyre, drejt Turqisë dhe vendeve të tjera përreth.

– Dhe së treti, përpjekjet për mos-arsimimin në gjuhën e vatrës, e popullsisë shqipfolëse dhe lufta psikologjike që i bëhej asaj.

Një nga mjetet, për të shuar gjurmët e banorëve autoktonë shqipfolës, ka qenë edhe ndërrimi i emrave të fshatrave dhe qyteteve. Kjo u ligjërua me vendimin e Komisionit e Ndërrimit të Emrave e të fshatrave, i krijuar nga qeveria fashiste e Metaksait më 1936.

« Ja çfarë emrash shqip kanë patur deri në shekullin 19, katundet rreth Dodonës: Adrimisht, Bonile, Breshta, Brianishte, Burdar, Cakrovisht, Cuke, Dober, Frashtan, Gardhiq, Godist, Gramos, Kluboshar, Labçisht, Lozesht, Mushar, Mush, Pine, Perat, Perlep, Rrapçisht, Sul, Shotishte, Tishte, Velçisht, Vranje,Vraste etj. (Mexhit Kokalari« Republika » 7.01.2010)

Gjithashtu u ndalua vënia e emrave shqiptarë.

Deri para disa dekadash, në fshatrat arvanitase të Biotisë (dhe në pjesën tjetër të Greqisë) ekzistonin sa e sa emra helenë (arbërorë) si p.sh. Platon, Pindar, Epaminonda, Pelopida, Pluton, Aristidh, Themistokli dhe më pas u ndaluan pagëzimet me kësisoj emrash dhe u zëvëndesuan me emra hebraikë si: Joanis, Thomas, Jakovos, Maria etj (f 522A.K.)

Për të shuar çdo gjurmë të kësaj “shumice shqipfolëse”, shumë figura të njohura të periudhave, që nga lashtësia dhe deri në shk 19, që kanë bërë historinë e Greqisë, në tekstet historike paraqiten me origjinë të ndryshuar. Këto falsifikime e kanë zanafillën që në periudhën bizantine e deri në ditët e sotme.

“Shumë shpesh ka ndodhur që grekët t’i përvetësonin emrat e personazheve të shquara dhe t’iu shtonin një emër tjetër të gjuhës së tyre të gjinisë mashkullore” (f281N.V.)

Huazuar nga FB: Mirela Cela Jorgo, dt. 25.12.2017.