27 Nentor 2023

Shuhet në moshën 71 vjeçare tenori i njohur dhe i dashur për shqiptarët, Thanas Konini.

Solisti i këngës “Dua më shumë Shqipërinë”, u nda nga jeta këtë të diel në Korçë pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Tek Naska shkriheshin në një talent vokal qytetaria, thjeshtësia, dashuria, vërtetësia e gjithçka me vlerë.

Të paharruara do të mbeten interpretimet unike të Nasit si solist me këngët “Dua më shumë Shqipërine”, “O moj ti me sytë e zinj”, etj.