10 Gusht 2026

Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 03:45 të mëngjesit në Rue Père Damien, në zonën Evere të Brukselit. Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënës i shërbimit zjarrfikës të Brukselit për agjencinë Belga.

Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa një person që ndodhej në gjendje shoku është trajtuar në vendngjarje. Shpërthimi ka shkaktuar dëme në fasadën dhe derën e hyrjes së banesës përpara së cilës ndodhi incidenti.

Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta dhe autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Evere ndodhet në Rajonin e Kryeqytetit të Brukselit dhe është rreth dy kilometra larg selisë së NATO-s. Zona është gjithashtu vendbanim i disa zyrtarëve të Aleancës.